ADRILINK: Fillon puna për projektin e parë dixhital të turizmit në territorin e Tepelenës

Pas një pune disa mujore, sëbashku me përfaqësues nga bizneset lokale si dhe autoritetet vendore, çelëm dje në Tepelenë projektin ADRILINK (Adriatic Landscape Interpretation network/Rrjeti interpretimit të peizazheve), projekt, i cili ti ofrojë mundësinë gjithë zonës, për të qën pjesë rrjetit të integruar digjital të promocionit, ku përfshihet rajoni Adriatiko-Jonian.Ky projekt financiohet nga BE, nëpërmjet Programit ADRION Interreg 2014-2020 me vlerë 2.4 milion euro, zgjat 30 muaj dhe do të krijojë mundësinë e zhvillimit të një platformë inovative, përmes së cilës synohet krijimi i turizmit gjithëvjetor. Ky është një mundësi e artë për Tepelenën, ku deri më tani përpjekjet për të ndërtuar një strategji zhvillimi për turizmin ka qënë në nivele tepër të ulta.

Më poshtë ju përcjellim, fjalën përshëndetëse të kreut të bashkisë, ndërsa në komunikimet tona në vazhdim, do t’ju bëjmë me dije hapat që do të ndiqen dhe përfitimet që do të sjellë ky projekt, që është vetëm hapi i parë i këtij rrugëtimi të ri, që sapo kemi filluar…

“Faleminderit që jeni sot prezent në këtë takim të rëndësishëm, i cili është i pari në llojin e tij, në Bashkinë e Tepelenës. Do kishte qënë shumë më mirë nëse do ishim sëbashku në një sallë më të madhe, por siç e dini pandemia e Covid-19, na detyron të jemi të kufizuar në numër me takimet publike.

E kemi nisur mbarë këtë punë, sa i përket zhvillimeve në Tepelenë me infrastrukturën, që besoj nuk është nevoja të ndalem, pasi ju të gjithë e njihni mirë qytetin, si e kemi gjetur dhe si po e ndryshojmë çdo ditë me investime në të gjitha drejtimet.

Tashmë jemi në momentin e duhur të fokusohemi në turizëm. Pikërisht ajo që kemi folur e premtuar edhe gjatë takimeve tona elektorale me palët e interesit.

Është hera e parë që Bashkia e Tepelenës bëhet pjesë partnere e një programi të financuar direkt nga fondet e Bashkimit Evropian. Kjo falë këmbënguljes së Zyrës së Integrimit, që kanë ndjekur nga fillimi këto politika që mundësojnë përthithjen e fondeve, për të mos ngelur vetëm tek fondet e qeverisë dhe të ardhuart nga taksat tona, por për të hapur një dritare të re, përmes së cilës do të mbulojmë një pjesë të aktiviteteve dhe projekteve në vazhdimësi, duke vijuar kështu me integrimin e pushtetit lokal drejtë BE-së, e cila mbetet një detyrë dhe sfidë e qeverisë shqiptare…

Ky projekt ka ngjithsej 11 partner nga e gjithë zona Adriatik dhe Jon, e udhëhequr nga Italia nëpërmjet Bashkisë së Jesi-t (në rajonin e Markeve), për të vijuar më tej me partnërët nga Sllovenia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia si dhe Shqipëria. Vlera e projektit në total shkon 2.4 milion euro ku 5% të vlerës i zë Bashkia e Tepelenës.

ADRION (Zona Adriatike Joniane) është një zonë e njohur në fushën e turizmit, me sezon shumë intensiv gjatë verës, por me shumë pak intensitet në periudhat e tjera të vitit.

Projekti ADRILINK ka si objektiv kryesor të promovojë Turizmin e Peizazhit në rajonin e Adriatikut, nëpërmjet krijimit të një rrjeti qendrash, që do të interpretojnë peizazhet.
Këto qendra do të konsiderohen si pika kyçe dhe do të jenë të lidhura nëpërmjet platformave teknologjike, duke siguruar edhe menaxhimin e shërbimeve që i ofrohen turistëve.

Besojmë se e kemi potencialin gjithëvjetor, për ta bërë të mundur këtë lloj zhvillimi dhe gjithësecili prej nesh do të ketë hapësirën e mjaftushme, për të dhënë ide edhe për të nisur këtë rrugë të cilën synojmë të japim vërtëtë vlerë Tepelenës dhe për ta kthyer pse jo, në një destinacion turizmi sikurse e kemi thënë shpesh porta, “hyrëse e turizmit jugor”.

Me rrugët që do na cojnë në 4 anët në det deri fund të vitit 2021, shpresojmë që të realizojmë, një ëndërr që e kemi kërkuar të gjithë sëbashku! …” – tha kreu i Bashkisë z. Peci gjatë fjalës përshëndetëse me të ftuarit në këtë takim hapës për projektin.

Informacion mbi Projektin ADRILINK, një program i financuar nga BE

ADRION (Zona Adriatike Joniane) Është një zonë që tashmë është e njohur në fushën e turizmit, me një sezon shumë intensive gjatë verës, por me shumë pak intensitet në periudhat e tjera të vitit. Megjithatë duhet thënë se potenciali për të pasur turizëm përgjatë gjithë vitit është shumë i madh dhe trashigimnia naturore, kulturore, monumentet historike, si dhe realitetet locale mund të luajnë një rol të madh.

Projekti ADRILINK, ka si objektiv kryesor të promovoje Turizmin e Peizazhit në rajonin e Adriatikut nëpërmjet krijimit të një rrjeti Qëndrash që do të interpretoje Peizazhet. Këto Qëndra do të konsiderohen si pika kyqe dhe do te jenë të lidhura nëpërmjet platformave teknologjike, duke siguruar edhe menaxhimin e shërbimeve që i ofrohen turistëve. Projekti jep metoda të reja për turizmin e qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit duke valorizuar peisazhet naturore dhe kulturore, si dhe forcimin e identitetit të Rajonit të Adriatikut, si një destinacion unik. Në këtë projekt janë përfshirë 11 partner, duke filuar nga Shqipëria, Italia, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Dita e Peizazhit (Landscape Day) është një aktivitet që bën edhe hapjen e projektit ADRILINK në Bashkinë Tepelenë. Ky aktivitet ka si qëllim jo vetëm me njohjen e projektit për të pranishmit, por gjithashtu është konceptuar si një bashkëbisedim me të pranishmit lidhur me potencialin e Bashkisë Tepelenë përsa i përket monumenteve të naturës, kulturës dhe trashëgimnisë historike. Në këtë aktivitet të ftuarit do të sjellin edhe ide të reja se si mund të ofrohen më shumë turistë vendas dhe të huaj në këto zona.

TRANSPARENCA BUXHETORE / Pasqyrimi raportit vjetor 2018

Tepelene Annual Performance Report (1)

Ligji për të drejtën e informimit (119/2014), është tashmë një detyrim ligjor, komfort dhe i zbatueshëm për 61 bashki të vendit. Në zbatim të këtij detyrimi Bashkia e Tepelenës, ka miratuar nëpërmjet Koordinatorit të së Drejtës për Informim, “Programim e Transparencës”, ku përcaktohen qartësisht, dokumentet që duhen bërë publike pa kërkesë, si duhet të jenë ato, afatet kohore, ku mund të gjenden dhe detyrimet për gjithsecilën nga pikat e programit.

Në këtë kuadër, prej mëse 6 muaj Bashkia, nëpërmjet përfshirjes dhe asistencës së ofruar nga projekti “Bashki të Forta”, i shtrirë tashmë në rajonin jugor, ka bërë të mundur hartimim e një dokumenti, mbi raportet buxhetore të 2018. Në të shprehet në mënyrë analitike dhe grafike gjithë lëvizja monetare e të ardhurave, planeve dhe fakteve sipas parashikimeve dhe kryerja e shërbimeve administrative në këtë territor.

Kjo ekspozitë buxhetore, u zhvillua mbrëmjen e djeshme në sheshin e qytetit, ku përreth 3 orë qëndroj e hapur për të gjithë qytetarët.
Kjo ekspozitë synon të krijojë një koncept të ri mbi trasparencën e autoriteteve publike dhe qasjen që duhet të ketë ndaj qytetarëve.

Bashkia e Tepelenës ka punuar mjaft në këtë drejtim, ku dy vitet e fundit, ka realizuar në mënyrë të suksesshme nëpërmjet dëgjesave publike “Buxhetimin me Pjesëmarrje”, “Planin e Përgjithshëm Vendor” si dhe çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë këtu edhe propozime apo bashkëpunime të tjera, nga organizata të shoqërisë civile.

I LËNË NË HARRESË PËR VITE TË TËRA / NIS PUNA PËR REHABILITIMIN E ZONËS JUGORE NË KUZ-në E LAGJES 15 SHTATORI

KUZDitën e sotme Agjensia e Shërbimeve, falë investimeve të përqëndruara me pajisjen e mjeteve të ndërhyrjes si skrep, kamion vetëshkarkues dhe ngritjen e një ekipi ndërhyrje në këtë fillimviti, ka mundur të rrit efiçencën ekonomike, duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet me kontraktorë, në mirëmbajtjen e aseteve dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Midis blloqeve të pallateve në këtë lagje, është bërë e mundur të sistemohet në një kohë të shkurtër kanali i ujërave të zeza.
Me një kosto tepër të ulët dhe me mbulim 100 % nga Agjensia e Shërbimeve, tashmë përgjigjja në kohë për shërbim ndaj nevojave imediate të qytetarëve, është bërë më e lehtë për autoritetin falë programit dhe konsultimit me publikun.

Pamjet e mëposhtme përcjellin punimet e zhvilluara për këtë bllok, ndërsa në ditët e ardhshme do të kemi mundësin e riparimeve dhe ndërhyrjeve për përfundimin e gjithë lagjes, për ti hapur rrugën të tjera punimeve në gjithë njësitë administrative.

SPORT: KUPA ALI PASHË TEPELENA, BASHKIA NIS KAMPIONATIN E DYTË TË MINIFUTBOLLIT PËR 2018

futbolliPas ngritjes dhe përzgjedhjes së ekipeve në gjithë Njësinë Administrative të Bashkisë Tepelenë, nis sot në mbrëmje “Kampionati i 2-të i Minifutbollit” titulluar, Kupa Ali Pashë Tepelena.
Ja cilat do të jenë ekipet pjesëmarrëse në këtë kampionat:

☆ GRUPI I ☆ GRUPI 2 ☆ GRUPI 3 ☆ GRUPI 4

– Luzati – Hormova – Nivicë – Dhëmblan
– Salari – Sorodoli – Policia – Dragot
– Bashkia – Dukaj – Beçisht – Progonat
– Bënça – IEVP Bënçë – Uji i Ftohtë – Veliqot
– Arsimi – Zjarrëfiksja – Ujësjellës – Sinanaj

🏆 RAUNDI 1.

Pas zhvillimit të ndeshjes së grupeve kalojnë vetëm 4 skuadra të çdo grupi në eleminatore.
Shorti do të hidhet me (1/16), (1/8), (1/4), (1/2).

Çmimet do të ndahen sipas renditjes me vendin e I -rë, vendin e ll -të dhe vendin e lll -të.

🏆 RREGULLAT E LOJËS:

⚽. Ndeshja do të zhvillohet me 6 lojtarë (5 + 1)

⚽. Nuk lejohen të jenë pjesë e skuadrave lojtarë që nuk banojnë ose janë pjesë e asaj njësie apo grupi.

⚽. Loja do të zhvillohet sipas rregullores së ndjeshjeve të futbollit, si e tillë do të ketë ndëshkime me karton të kuq dhe të verdhë.

⚽. Kampionati fillon në datë 16.04.2018 prej orës 18.00 – 21.00

Suksese !

E DIELA E THOMAIT: MITROPOLIA E GJIROKASTRËS KREMTON MESHËN NË KISHËN E TEPELENËS

kisha 1Paraditen e sotme në kishën Ortodokse Autoqefale në Tepelenë, është mbajtur mesha përkujtimore e Shën Thomait.
Sipas biblës ai ishte një nga 12 nxënësit e Jezu Krishtit.
Në këtë kremte gjithashtu u mbajt dhe ceremonia e Kishës së Shën Mërisë për fshatin Peshtan, kishë e cila tashmë pas përfshirjes së në programin e 100 fshatrave nëpërmjet një komunikimi të bërë nga djali i atij fshati gazetari Mero Baze do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, me mbështetjen dhe bekimin e Mitropolisë.
Në këtë meshë të mbajtur nga Hirësia e tij Dhimitri Sinoiti, u krye Liturgjia Hyjnore dhe më pas nga kori i fëmijëve “Frymë Dashurie” u kënduan disa këngë sipas ritit përkujtimor të festës…

Me këtë rast urojmë gëzuar të gjithë ata që mbajnë këtë emër !
kisha 3

NJË TJETËR LAJM SURPRIZË PËR TEPELENËN, IPA MIRATON PROJEKTIN PËR SHTËPINË MUZE TË ALI PASHËS NË BEÇISHT

IMG_6221

Pas një pune të gjatë dhe konkurruese midis qarqeve në nivel vendor, për projektet stategjike IPA me bashkimin Europian më së fundmi qarku i Gjirokastrës ka arritur të bind me punën e saj operatorët, dhe të firmos marrëveshjen për zhvillimin e projektit të shtëpisë së Ali Pashë Tepelenës në vendlindjen e tij, Beçisht. Një projekt i cili zyrtarisht i hap rrugën investimeve dhe rritjes së prespektivës sa i përket turizmit në Tepelenë. Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e qarkut të Gjirokastrës të cilët patën në vëmëndjen e tyre figurën e Ali Pashës, për ta çuar edhe më tej progresin e madh investues që ka përfshirë Tepelenën në dy vitet e fundit. Gjithashtu paralelisht me këtë projekt pritet të zhvillohen në ditët në vijim implementimi i zyrës së informacionit turistik pranë bustit të pashait. Ky investim edhe pse në vlerë të vogël krahasuar me projektin e IPA-s ka një vlerë të madhe orientuese dhe promovuese si kurrë më parë për zonën tonë. Në ditët në vijim do keni mundësinë t’ju njohim me detaje më të hollësishme lidhur me këto projekte afatgjata dhe tejet të qëndrueshme, si mjaftë të rëndësishme në politikat dhe zhvillimet e strategjive për trashëgiminë, kulturën dhe turizmin.