Bashkia Tepelenë është Njësi e Vetëqeverisjes Vendore (NJVV), Person Juridik Publik dhe pjesë e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Misioni i vetëqeverisjes vendore:
Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:
a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
b)respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;
ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;
d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të
bashkësisë;
dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative.
Parimet themelore të vetëqeverisjes vendore:
1. Organet e njësive të vetëqeverisjes vendore veprojnë në bazë të parimit të autonomisë vendore.
2. Në veprimtarinë e tyre organet e njësive të vetëqeverisjes vendore respektojnë dhe zbatojnë Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore.
3. Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë persona juridikë publikë.
4. Çdo bashki dhe qark është njësi vetëqeverisëse me vazhdimësi.
Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, rregullon organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Tepelenë, pjesë e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e saj e të organeve përkatëse.