Pyetësor per konsultimin e projektbuxhetit 2021-2023

Ky pyetësor merr mendimin tuaj ne lidhje me shperndarjen e fondeve dhe prioritet per shpenzim. Perfshirja juaj, mendimi dhe komentet tuaja mund të sjellin ndryshimin! Pyetësori do te qendroje aktiv deri ne daten 10 Nentor.
Mbushe kete pyetësor te shkurter dhe behu pjese ne vendimarrje TANI duke klikuar linkun me poshte:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=nWQNBpMs0kSCAKPrnzxBYA0C4RFYvVZNqR6fwPSD9t9UMUhaWUROSlhNOElUMFJQSldJSlZCVzhBVC4u

I LËNË NË HARRESË PËR VITE TË TËRA /NIS PUNA PËR REHABILITIMIN E ZONËS JUGORE NË KUZ-NË E LAGJES 15 SHTATORI

KUZDitën e sotme Agjensia e Shërbimeve, falë investimeve të përqëndruara me pajisjen e mjeteve të ndërhyrjes si skrep, kamion vetëshkarkues dhe ngritjen e një ekipi ndërhyrje në këtë fillimviti, ka mundur të rrit efiçencën ekonomike, duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet me kontraktorë, në mirëmbajtjen e aseteve dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Midis blloqeve të pallateve në këtë lagje, është bërë e mundur të sistemohet në një kohë të shkurtër kanali i ujërave të zeza.
Me një kosto tepër të ulët dhe me mbulim 100 % nga Agjensia e Shërbimeve, tashmë përgjigjja në kohë për shërbim ndaj nevojave imediate të qytetarëve, është bërë më e lehtë për autoritetin falë programit dhe konsultimit me publikun.

Pamjet e mëposhtme përcjellin punimet e zhvilluara për këtë bllok, ndërsa në ditët e ardhshme do të kemi mundësin e riparimeve dhe ndërhyrjeve për përfundimin e gjithë lagjes, për ti hapur rrugën të tjera punimeve në gjithë njësitë administrative.