ADRION (Zona Adriatike Joniane) Është një zonë që tashmë është e njohur në fushën e turizmit, me një sezon shumë intensive gjatë verës, por me shumë pak intensitet në periudhat e tjera të vitit. Megjithatë duhet thënë se potenciali për të pasur turizëm përgjatë gjithë vitit është shumë i madh dhe trashigimnia naturore, kulturore, monumentet historike, si dhe realitetet locale mund të luajnë një rol të madh.

Projekti ADRILINK, ka si objektiv kryesor të promovoje Turizmin e Peizazhit në rajonin e Adriatikut nëpërmjet krijimit të një rrjeti Qëndrash që do të interpretoje Peizazhet. Këto Qëndra do të konsiderohen si pika kyqe dhe do te jenë të lidhura nëpërmjet platformave teknologjike, duke siguruar edhe menaxhimin e shërbimeve që i ofrohen turistëve. Projekti jep metoda të reja për turizmin e qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit duke valorizuar peisazhet naturore dhe kulturore, si dhe forcimin e identitetit të Rajonit të Adriatikut, si një destinacion unik. Në këtë projekt janë përfshirë 11 partner, duke filuar nga Shqipëria, Italia, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Dita e Peizazhit (Landscape Day) është një aktivitet që bën edhe hapjen e projektit ADRILINK në Bashkinë Tepelenë. Ky aktivitet ka si qëllim jo vetëm me njohjen e projektit për të pranishmit, por gjithashtu është konceptuar si një bashkëbisedim me të pranishmit lidhur me potencialin e Bashkisë Tepelenë përsa i përket monumenteve të naturës, kulturës dhe trashëgimnisë historike. Në këtë aktivitet të ftuarit do të sjellin edhe ide të reja se si mund të ofrohen më shumë turistë vendas dhe të huaj në këto zona.