1 – Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik
1.1 Emër/Mbiemër i Koordinatorit: Ela Skënderaj
1.2 Adresa postare/elektronike : Koordinator@tepelena.gov.al
1.3 Orari i punës : 8:00 – 16:00
2 – Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje
2.1 Aktet që do të konsultohen.
Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimet që parashikon ky ligj.Subjektet e përfshirë në konsultimin publik, i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhe kompetencave që kane.Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore :
1)Organe publike
2)Individë dhe persona juridikë
Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik.Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë :
- Organe të pushtetit qendror
- Organe të pushtetit vendor
- Çdo organ i Forcave të Armatosura
- Entet publike
- Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.
Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ publik është çdo organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt-dokumenti strategiik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publike” përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizoimë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të giithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tietër.
2.2 Mënyrat e konsultimit.
Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:
- me postë elektronike
- me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues
- me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale
- me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.
Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.
2.3 Afatet.
2.4 Strukturat përgjegjëse.
3 – Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun
3.1 Procedurat, afatet dhe mënyrat e organizimit për çdo formë/lloj konsultimi.
– Çdo koment apo rekomandim i marrë gjatë procesit të konsultimit publik grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik dhe pasqyrohet në proçesverbalin e takimit.
– Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit.
– Organi përgjegjës apo përfshirës i problematikës, sygjerimit, etj së dhënë sinjalizohet me shkrim nga Koordinatori.
– Ky Organ vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e interesuara të konsultuara.
3.2 Struktura përgjegjëse për aktet e detyrueshme për konsultim.
4 – Akte për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik
4.1 Lista e akteve për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik.
Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Të detyrueshme për konsultim janë:
- Buxheti dhe ndryshimet e tij (programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore)
- Taksat e tarifat vendore
- Tjetërsimi ose dhënia në përdorim të pronave të tretëve.
- Vendosja e takses vendore te perkohshme
- Rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit të bashkisë
- Hartimi i planeve vendore, Draft-rregulloreper organizimin dhe funksionimin e sherbimeve publike (ndricim,menaxhim mbetjesh, sherbime sociale etj)
- Normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik
5 – Njoftimi për nismën vendimmarrëse me pjesëmarrje
5.1 Projektakti, relacioni shpjegues dhe dokumentat shoqërues të tij.
Brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik, mund të dorëzoni komente dhe rekomandime me postë në adresën: Bashkia Tepelenë, Sheshi “Lord Bajron” ose me postë elektronike në adresën info@tepelena.gov.al. Vendi, data dhe ora e konsultimit me publikun është në faqen zyrtare të internetit https://tepelena.gov.al.
5.2 Arsyet të nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë.
5.3 Afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre.
5.4 Adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të bashkisë ose të strukturës përgjegjëse për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin.
6 – Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve
6.1 Adresa postare/elektronike për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve : info@tepelena.gov.al , ose me postë në adresën Bashkia Tepelenë, Sheshi “Lord Bajron”, Kodi postar 6301, Tepelenë.
6.2 Afati për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve.
Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit publik
•për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.
Komentet dhe rekomandimet, grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre, kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.
6.3 Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe regjistrimit të takimit publik për takimet publike.
Organi publik, në rastet kur e çmon të nevojshme dhe projektakti ka një rëndësi të veçant dhe ka një interes të lartë publik, përveç njoftimit të konsultimit publik, ai zhvillon dhe takime publike, ku marrin pjesë subjektet, grupet e interesit, ekspertët, OJF-të etj.
Në mënyrë që palët e interesuara të kenë kohë të përgatiten dhe të kenë mundësi të marrin pjesë në takim, organi publik duhet të bëjë njoftimin për takimin publik që do të zhvillohet, jo më pak se 20 ditë pune përpara takimit.
Bashkë me njoftimin për afatin, njoftimit i bashkangjitet informacion për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet takimi, si dhe nië kopje e projektaktit që do t’i nënshtrohet konsultimit publik.
Takimet për konsultimin publik janë të hapura, ku çdo person i interesuar mund të marrë pjesë. Takimi drejtohet nga një përfaqësues i organit publik dhe organizohet sips rregullave të organit publik.Pjesëmarrësit kanë të drejtën të shprehin opinionet në lidhje me projektaktin dhe cështjet që janë në diskutim, duke respektuar rradhën dhe etikën në komunikim.
Giatë takimeve mbahet procesverbal, në të cilin regjistrohen pjesëmarrësit dhe diskutimet e gjithësecilit gjatë zhvillimit të takimit.Në praktikë mund të ndodhë që procesverbali të përfshijë vetëm pjesë të diskutimit, duke e paraqitur atë të shkurtuar në mënyrë të përmbledhur. Për të pasur një dokument më të plotë të diskutimit, rekomandohet që takimi të regjistrohet me audio ose video dhe ky veprim nuk bie ndesh me ligjin.
Takimi mund të regjistrohet edhe nëse organi publik e konsideron të nevojshme. Në këto raste, organi publik mund të vendosë që takimi të transmetohet dhe në mediat audiovizive publike Radio Tirana, Televizion Shqiptar, kanalet e tjerë në platformën dixhitale të këtij institucioni, ose qendrat radiotelevizive lokale të RTSH. Ligji nuk parashikon transmetimin nq mediat private, por njëveprim i tillë nuk është i ndaluar. Nëse mediat private kanë interes, ato mund të transmetojnë takimin.
6.4 Mënyra e trajtimit të komenteve dhe rekomandimeve.
Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në mënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe transparente.
Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në çfarë mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsideratë dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen.
Përmbledhja me arsyet e mospranimit i njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull, në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri.Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj çdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj çdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon çdo personi të interesuar të identifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.
6.5 Mënyra e dhënies së arsyeve për mospranimin e komenteve dhe rekomandimeve.
7 – Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim
7.1 Subjektet ku mund të bëhet ankesa.
Çdo palë e interesuar, e cila vlerëson se i është cenuar e drejta për njoftim dhe konsultim publik gjatë procesit të vendimmarrjes, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Bashkisë Tepelenë ose pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
7.2 Adresa postare/elektronike për dërgimin e ankesës :
Ankesat mund të paraqiten në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Email institucional: info@tepelena.gov.al
- Email i Kryetarit të Bashkisë: Gramos.Sako@tepelena.gov.al
- Adresë postare: Bashkia Tepelenë, Sheshi “Lord Bajron”, Tepelenë.
Për ankesat drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
- Email: info@idp.al
- Adresë postare: Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi Postar 10101, Tiranë.
7.3 Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin me publikun.
Pala e interesuar mund të paraqesë ankesë nëse vlerëson se nuk janë respektuar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Ankesa paraqitet me shkrim, në rrugë elektronike ose me postë.
Në rast se projektakti nuk është miratuar ende, ankesa paraqitet pranë Kryetarit të Bashkisë Tepelenë. Nëse akti është miratuar, ankesa mund t’i drejtohet Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.
7.4 Struktura përgjegjëse në nivel bashkie që regjistron dhe shqyrton ankesën.
Ankesat regjistrohen dhe shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse të Bashkisë Tepelenë. Pas marrjes së ankesës, Bashkia merr masat e nevojshme për shqyrtimin e saj, reflekton mbi vërejtjet e paraqitura, njofton ankuesin për masat e ndërmarra dhe, kur është e nevojshme, e fton atë të paraqesë komente ose rekomandime shtesë në lidhje me projektaktin.
8 – Raporti vjetor për transparencën
8.1 Numri i akteve të miratuara nga organet e bashkisë me konsultim publik gjatë një viti.
8.2 Numri i përgjithshëm të komenteve dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara.
8.3 Numri i rekomandimeve dhe komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes.
8.4 Numri i takimeve publike të organizuara.
9 – Iniciativa qytetare
9.1 Mënyra dhe forma e paraqitjes së iniciativës qytetare.
Iniciativa qytetare i referohet Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për qind e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak.
9.2 Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të iniciativës qytetare.
Propozimet e ardhura në këshill si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
9.3 Adresa postare/elektronike për depozitimin e iniciativës qytetare.
9.4 Mënyra dhe afatet e kthimit të përgjigjeve për mos miratimin e iniciativës qytetare.
