Trajnim i Këshilltarëve
Në kuadër të mbështetjes ndaj njësive të vetëqeverisjes vendore dhe fuqizimit të organeve vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë, është organizuar në dy ditë “Trajnimi Përgatitor për Këshilltarët Bashkiakë”.
Qëllimi i trajnimit është njohja e pjesëmarrësve me legjislacionin themelor që rregullon veprimtarinë e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri si dhe me njohuritë bazë që i nevojiten këshilltarëve për ushtrimin e detyrës së tij, si i zgjedhur nga komuniteti për t’i shërbyer atij.
Ky trajnim u organizua nga Ministria e Brendshme, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), Shoqata për Autonomi Vendore (SHAV), Shkolla Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), Shoqata e Këshillave të Qarqeve (SHKQSH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të Projektit “Bashki të Forta” (BtF2) i zbatuar nga Helvetas dhe i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).





