Takim pune datë 20.07.2023 “Mbi arritjet 6 mujorin e parë dhe sdidat e së ardhmes”.
BASHKI TË FORTA – Vijon puna me Këshillin e ri Bashkiak dhe Administratën mbi sfidat dhe standartizimin e mëtejshëm të njësisë tonë vendore.
Kryetari i Bashkisë z. Peçi zhvilloi sot takimin me koordinatoren e projektit të Bashki të Forta, znj. Erjona Ismaili dhe grupin e punës në Bashkinë Tepelenë, mbi arritjet 6 mujorin e parë dhe sdidat e së ardhmes. Bashki të Forta ofron asistencë në katër komponente, si: Këshilli Bashkiak, Mjedisi dhe menaxhimi mbetjeve, Arsimi parashkollor, Menaxhimi i Performancës.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm ka sjellë një qasje akoma edhe më afër qytetarëve përmes komunikimeve të mbledhjeve (live), zbatimit me rigorozitet të procedurave standarde dhe transparencës në vendim-marrje.