I LËNË NË HARRESË PËR VITE TË TËRA /NIS PUNA PËR REHABILITIMIN E ZONËS JUGORE NË KUZ-NË E LAGJES 15 SHTATORI

KUZDitën e sotme Agjensia e Shërbimeve, falë investimeve të përqëndruara me pajisjen e mjeteve të ndërhyrjes si skrep, kamion vetëshkarkues dhe ngritjen e një ekipi ndërhyrje në këtë fillimviti, ka mundur të rrit efiçencën ekonomike, duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet me kontraktorë, në mirëmbajtjen e aseteve dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Midis blloqeve të pallateve në këtë lagje, është bërë e mundur të sistemohet në një kohë të shkurtër kanali i ujërave të zeza.
Me një kosto tepër të ulët dhe me mbulim 100 % nga Agjensia e Shërbimeve, tashmë përgjigjja në kohë për shërbim ndaj nevojave imediate të qytetarëve, është bërë më e lehtë për autoritetin falë programit dhe konsultimit me publikun.

Pamjet e mëposhtme përcjellin punimet e zhvilluara për këtë bllok, ndërsa në ditët e ardhshme do të kemi mundësin e riparimeve dhe ndërhyrjeve për përfundimin e gjithë lagjes, për ti hapur rrugën të tjera punimeve në gjithë njësitë administrative.