KARAKTERISTIKAT FIZIKO – GJEOGRAFIKE TË RAJONIT TE TEPELENES
Tepelena ka karakteristika gjeomorfologjike kodrinore ku mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulëta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqësohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte.
Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellat dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe speleologjisë.Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 8.949 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 16.371 banorë.
Diferenca e madhe ndërmjet këtyre shifrave mund të shpjegohet me lëvizjen migratore, që për këtë zonë ka patur përpjestime mjaft të mëdha, të pareflektuar ende në rregjistrat e gjendjes civile. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 431.24 km2 me një densitet prej 12.1 banorë/km2 (disafish më e ulët se mesatarja në rang vendi, për shkak të sipërfaqes së madhe me zonë malore). Të dhënat aktuale të vitit 2015 flasin për një numër total prej 16,4 mijë banorësh të rregjistruar në gjendjen civile, krahasuar me rreth 20 mijë në vitin 2000. Duket se rënia sistematike e numrit të popullsisë aktualisht është frenuar, si në territorin e ish-komunave, ashtu edhe në qytetin e Tepelenës.
Njohja e kësaj dinamike dhe parashikimi për vitet në vijim do të jenë një variabël bazë për planifikimin e ardhshëm strategjik.Raporti gjinor, sipas të dhënave të censusit të vitit 2011 rezulton të jetë 104.9, pak më i lartë se mesatarja kombëtare prej 100.4, gjë që mund të shpjegohet me fenomenin më të lartë të migrimit tek gjinia femërore.
Në Bashkinë e Tepelenës, grupmosha 15 – 64 vjeç përbën 66.9 % të totalit të banorëve, duke qenë thuajse afër mesatares kombëtare (68%), po ashtu si edhe grupmosha e fëmijeve: 19% (mesatarja në rang vendi 20%). Sipas të dhënave demografike të marra nga gjendja civile e Bashkisë së Tepelenës, popullsia është zvogëluar me gati 16% në periudhën 2000-2015. Gjatë pesë viteve të fundit rënia e popullsisë ka vazhduar gati me të njëjtat ritme.
Emigrimi ka qënë kryesisht jashtë shtetit, por edhe drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë (Sarandë, Tiranë etj). Kthimi i emigrantëve deri në vitin 2011 ka qenë i papërfillshëm, rreth 400 persona gjithsej, (0.3% e totalit të emigrantëve të kthyer).
BIMESIA E ZONES
Flora e zones perbehet nga bimesi mesdhetare ne formen e saj me te thjeshte. Praktikisht ne kete zone ne vitet e fundit ka shfaqje te flores se ulet, bimesi barishtore spontane te stines, bime arash te kultivuara ne toke bujqesore ushqim per kafshet dhe dru dekorativ dhe frutore.
Rrethi i Tepelenës është i pasur me bimësi, si në lloje ashtu dhe në shtrirje. Në të ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartësinë 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletëgjere, halore e të përzier dhe deri në kullotat alpine me lartësi mbi 1000 m. Zona per shkak te kushteve te vecanta te regjimit atmosferik, klimaterik gjeologjik eshte relativisht jo shume e pasur ne bimesi. Flora dhe fauna formojne nje sistem ekologjik teper kreativ dhe me vlera mjedisore. Bimesia ne shtrirjen vertikale eshte heterogjene duke filluar me bimesi te zones si shelg i rralle (Salix) dhe bimesi shkurore (Vitex Agrus Castus, Murizi), trendafili i eger (Rosa Canina) bimesi barishtore si gramiore te shumte grami (Cynodon Dactylon), xunkthi (Juncussp).
Karakteristikat, topografia, toka, ujrat dhe prania e njeriut bejne qe territori te popullohet me habitate te cilet nuk shquhen per vlera te vecanta dhe kane karakteristika tipike te habitatit te menaxhuar me intensitet pa ndonje impakt te dukshem per biodiversitetin. Zona klasifikohet ne habitatet tokesore te kultivuara dhe te menaxhuara.
Vegjetacioni natyror eshte jo shume i pasur, kjo me shume per shkak te menaxhimit intensiv dhe pranise se njeriut se sa nga kushtet natyrore dhe klimaterike qe karakterizojne zonen. Ne zonen e pa menaxhuar, ne vitet e fundit ka shfaqje te flores se ulet. Prania e bimes barishtore spontane zevendesohen nga bime arash te kultivuara ne token bujqesore. Gjithashtu menaxhimi intensiv i habitatit ka kushtezuar nje faun te varfer, gjysem te ulet.
TË DHËNA GJEOLOGJIKE
Nga ana morfometrike relievi i zonës është mjaft i larmishëm, ai dallohet për vlera të vogla dhe mesatare të coptimit horizontal, që luhaten nga 0-1 km/km2 në viset gëlqerorë me rrjet të varfër hidrografik dhe 1-3 km/km2 në formacionet terrigjene.
Coptimi horizontal është në vlera mesatare me tendencë zvogëlimi si rezultat i masave dhe kujdesit që njeriu ka treguar dhe tregon ndaj mjedisit. Vlerat më të mëdha të coptimit horizontal i takojmë përgjithësisht në formacionet ku dominojnë flishi, argjilo ranorët, konglomeratët jo të çimentuar etj. Lëvizjet ngritëse të relievit ,pjerësitë e mëdha, energjia e madhe e ujit si dhe mungesa e bimësisë, kushtëzojnë vlera të mëdha të coptimit horizontal. Vlerat e vogla 0- 0.5 km/km2 shprehet në sektorë të veçantë ku janë zhvilluar proçeset karstike gjë që nuk ka lejuar erozionin sipërfaqësor.
Vlerat mesatare 0.5-2 km/km2 dominojnë dhe përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, këto vlera kapin pjesët kodrinore të cilat përkojnë me pjesët anësore të luginave. Vlerat e mëdha 2-3 km/km2i takojme në sektorë të veçantë të luginave dhe në të dyja anët e tyre.Ndërtimi gjeologjik konsiton në ndërthurjen e dy elementëve shumë të rëndësishëm, përbërja gjeologjike dhe tektonika.
Ndërtimi gjeologjik i rajonit është shumë i larmishëm. Me një tektonikë tepër ndikuese në larmishmërinë e formave të ndryshme të relievit ku përmendim forma pozitive dhe negative të tij. Historia e formimit gjeologjik të saj ka një shtrirje tepër të gjatë në kohë, gjë që evidentohet me ekzistencën e shkëmbinjëve nga më të vjetrit deri te më të rinjtë.Rrethi i Tepelenës është një nga 36-të rrethet e Shqipërisë.
Rrethi bën pjesë në Qarkun të Gjirokastrës. Rrethi i Tepelenës ka 55.000 banorë , një sipërfaqe prej 817 km² dhe kryeqendër Tepelenën. Tepelena ka karakteristika gjeomorfologjike kodrinore ku mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulëta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqësohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte. Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellat dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe speleologjisë
KLIMA
Kushtet klimaterike te kesaj zone klasifikohen kryesisht ne Klimen Mesdhetare Kodrinore – Malore nga kushtezimet e percaktuara nga te kater stinet. Pergjithesisht kushtet klimaterike te zones kodrinore-malore kane klime tipike mesdhetare ne ndryshim te temperatures. Ndikimi i faktoreve ciklonike dhe anticiklonik, pozita gjeografike dhe relievi jane disa nga faktoret qe luajn rol te rendesishem ne zonen qe po trajtohet.
Regjimi i reshjeve ka karakter stinor ku sasia me e madhe e rreshjeve bie ne stinen e ftohte te dimrit dhe pjeserisht ne vjeshte dhe pranvere. 34% e sasive vjetore e rreshjeve bie ne muajt Dhjetor-Shkurt, 49.5% ne periudhen Nentor-Shkurt dhe 69% ne Tetor-Mars. Ne periudhen Tetor-Maj shperndahen rreth 84% e sasive vjetore te rreshjeve. Muaji me me shume rreshje eshte muaji Nentor me rreth 150 mm ndersa me me pak rreshje eshte korriku me 18-27 mm rreshje. Ne rajonin e Tepelenes sasia vjetore e rreshjeve eshte 1350 mm/vit.
Mund te themi qe tepelena ka nje klime mesdhetare te ndikuar nga lartesite e kodrave perreth duke krijuar nje dimer pa reshje debore e ngrica me temperatura qe nuk zbresin nen zero grade celsius per nje periudhe qe shkon nga muaji Dhjetor deri ne Shkurt mund te kete vetem pak dite me temperatura qe mund te zbresin nen zero. Vera eshte e fresket deri ne te nxehte me temperatura mesatare rreth 24 – 26 grade e me pak rreshje.Mjegulla-nuk eshte e perhershme dhe eshte karakteristike e muajve Mars-Maj dhe Shtator-Nentor.Vesa –eshte nje dukuri e pervitshme qe mund te vezhgohet ne cdo muaj te vitit. Rastis me shume ne periudhen Prill-Tetor dhe Maj-Shtator.Bryma-krijimi i se ciles kerkon qe temperatura e siperfaqes se tokes te jete nen 00 C zakonisht shfaqet ne muajt Nentor-Mars.Po keshtu temperatura ka luhatje te medha .
Temperaturat e ajrit justifikojne kushtet e nje klime tipike mesdhetare.Vere te bute dhe te nxehte dhe Dimer te bute. Per muajin me te ngrohte (Korrik) temperaturat rrall i kalojne 15.3 grade Celcius,temperaturat e muajit me te ftohte (Janar) zbresin deri ne -1 shume rralle ne -3 grade Celcius.Zona ku do zhvillohet aktiviteti karakterizohet nga nje atmosfere e paster e ajrit, pasi ne teritorin e kesaj zone nuk zhvillohen aktivitete qe ndikojne ne emetimin e substancave te ngurta, te lengta ose te gazta ndotes te atmosferes, nderkohe qe nuk emetohen shkarkime qe te ndikojne ne regjimin ushqimor, riprodhues migrues te habitateve te ndryshme.
Nje nder elementet e rendesishem klimaterik eshte era. Ky element merr vlera te vecanta per shkak se krijon mundesine e shperndarjes se ndotjeve ne toke,ajer dhe uje nepermjet spostimit te masave ajrore. Ne shkaqet e formimit te ererave ne territorin ne studim pervec faktoreve globale dhe rajonale ,veprojne dhe ato zonale dhe lokale. Ererat perendimore jane periodike te fresketa dhe me lageshtire. Ne rajonin e Tepelenes dhe ne territorin ne fjale shpejtesia mesatare e ererave te ndjeshme nuk i kalon 15m/sek shpejtesi qe konsiderohet si relativisht e larte. Ne keto kushte klimaterike vegjetacioni zgjat rreth 7-8 muaj. Era me e shpeshte eshte ajo qe fryn nga veriu, sidomos ne vjeshte dhe ne dimer. Ererat qe fryjne nga jugu dhe juglindja dominojne gjate pranveres dhe veres. Ererat e juglindjes dhe lindjes jane te konsiderueshme . Periudhat e qeta dhe me ere ndryshojne gjate dites , vecanerisht ne vere. Mengjeset karakterizohen nga luhatjet mes ererave qe fryjne nga veriu dhe periudhave te qeta.
Kushtet e motit ndryshojne mjaft pasditeve, kur fillojne ererat e jugut dhe juglindjes. Shpejtesia mesatare e eres ne rajon eshte relativisht e ulet 3. m/sek. Era në zonën në studim fryn përgjithësisht nga dy drejtime. Gjatë gjysmës së ftohtë mbizotëron juglindja, pa përjashtuar veriun. Në gjysmën e ngrohtë mbizotëron veriperëndimi.Shpejtësitë e erës në zonën në studim kanë vlera mesatare. 1.5
TË DHËNA SIZMIKE
Sizmika në rreth është tepër aktive. Fuqia sizmike e hasur në 1920 ka arritur në magnitudë 5,8 dhe intensitet 9 ballë. Tërmete të tjera ka pasur dhe në vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenës ndodhet në zonën e klimës mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius, ndërsa mesatarja vjetore e reshjeve është 1426 mm. Ujërat sipërfaqësore përfaqësohen nga ato te lumit Vjosa dhe të degëve të tij (Drino-Bençe-Luftinje).
Ujërat nëntokësore përfaqësohen nga burimet masive karstike si Uji i Ftohtë Tepelenë, Hormova, Lekel, Bença, Gurra në Progonat, Bambulli në Dukaj. 2)Informacion për praninë e burimeve ujore Percaktohen nga baza e sotme e erozionit qe eshte ne nivelin e rrjedhjes se ujit te Lumit te Vjoses. Ky lum eshte dhe furnizuesi me inerte e zhavore e ranore per linjen e fraksionimit si dhe per kantierin e prodhimit te betonit dhe asfaltobetonit qe ne po studiojme. Erozioni për lumin e Vjosës, rezultatet tregojne se humbjet e tokes per vitin 2013 jane rreth 250 m3 tokë për të gjithë gjatësinë prej 300 ml të analizuar nga Ministria e Mjedisit.
Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Pellgu i Vjosës përfshin një sipërfaqe prej 6,706 km2, 2,154 km2 prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4,552 km2 brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m3/sek.
asqyra e nivelit te perhershem te ujerave nentokesor luhaten sipas rreshjeve dhe prurjeve te lumit te Vjoses. Ne kete rajon takohen ujerat nentokesore ne depozitat zhavorr dhe ne nje thellesi 2.7 m deri ne 5.5 m por ne puset e shpimit ai arrin te ngrihet dhe te stabilizohet ne 0.6 -0.8 m thellesi dhe ne varesi te stines niveli i tyre ndryshon. Ne zonen ku do te ndertohet objekti nuk ka burime siperfaqesore. Ne zonen e shfrytezimit dhe perreth saj nuk ka zona te lundrueshme dhe nuk ndodhen liqene dhe dete.