- KOMISIONET E KB 2023-2027
Komisioni i Financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake dhe Planifikimit Strategjik; Komisioni i Shërbimeve Publike, Transportit, Lëvizshmërisë Mjedisore, Parqeve, Rekreacionit dhe Parkingjeve; si dhe Komisioni i Ekonomisë Vendore, Turizmit dhe Zhvillimit Rural Komisioni shqyrton projektbuxhetin dhe ndryshimet buxhetore, monitoron zbatimin e buxhetit të bashkisë,analizon tarifat dhe taksat vendore, si dhe jep rekomandimepër projekt-vendimet me ndikim financiar. Komisioni bashkëpunon me administratën e bashkisë për të vlerësuar raportet financiare dhe për të rritur transparencën fiskale.
Komisioni i Mandateve, Rregulloreve, Çështjeve Juridike, Qeverisjes së Mirë, Administratës, Zgjedhjeve, Strukturave Komunitare, Etikës, Standardeve dhe Apelimeve merret me shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve që paraqiten për miratim në Këshillin Bashkiak, hartimin dhe përmirësimin e rregulloreve të brendshme, verifikimin e mandateve të këshilltarëve, çështjet që lidhen me administratën dhe qeverisjen e mirë vendore, organizimin e proceseve zgjedhore për strukturat përkatëse, funksionimin e strukturave komunitare, respektimin e etikës dhe standardeve të sjelljes, si dhe shqyrtimin e ankesave në kompetencë të Këshillit Bashkiak..
Komisioni i Zhvillimit Hapësinor, Infrastrukturës dhe Strehimit; Komisioni i Sigurisë Publike, Emergjencave Civile dhe Rehabilitimit; si dhe Komisioni i Mirëqenies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore, Mosdiskriminimit dhe të Drejtave të Njeriut merren me çështjet e zhvillimit të territorit dhe infrastrukturës, sigurisë publike dhe emergjencave civile, si dhe me mbrojtjen sociale, rininë, barazinë gjinore, mosdiskriminimin dhe të drejtat e njeriut.
Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë, Mjedisit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe Komisioni i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit shqyrton projektvendimet ne lidhje me çështjet e shëndetit publik, shërbimit veterinar, mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit, si dhe me zhvillimin e bujqësisë, administrimin e pyjeve dhe menaxhimin e burimeve natyrore.
Komisioni i Arsimit, Sporteve dhe Çlodhjes; Komisioni i Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Dhënies së Titujve dhe Emërtimeve; si dhe Komisioni i Qeverisë Elektronike dhe Teknologjisë së Informacionit shqyrton projektvendimet çështjet e arsimit, sportit dhe aktiviteteve rekreative, promovimin dhe mbrojtjen e kulturës e trashëgimisë kulturore, dhënien e titujve dhe emërtimeve vendore, si dhe zhvillimin e qeverisjes elektronike dhe teknologjisë së informacionit.
Komisioni i Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë merret me çështjet që lidhen me procesin e integrimit europian, bashkëpunimin ndërkombëtar, marrëdhëniet me partnerët e huaj dhe nxitjen e projekteve e iniciativave me institucione vendase dhe ndërkombëtare.
VENDIM NR 18 DATE 27.02.2024 për krijimin e komisioneve
VENDIM NR 19 DATE 27.02.2024 për ngritjen e komisioneve te përhershme
