Ky pyetësor merr mendimin tuaj në lidhje me shpërndarjen e fondeve dhe prioritet për shpenzime. Përfshirja juaj, mendimi dhe komentet tuaja mund të sjellin ndryshimin! Pyetësori do të qëndrojë aktiv deri në datën 10 Nëntor.
Plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe bëhuni pjesë në vendimmarrje TANI duke klikuar mbi “PYETËSORIN” më poshtë:
Ditën e sotme Agjensia e Shërbimeve, falë investimeve të përqëndruara me pajisjen e mjeteve të ndërhyrjes si skrep, kamion vetëshkarkues dhe ngritjen e një ekipi ndërhyrje në këtë fillimviti, ka mundur të rrit efiçencën ekonomike, duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet me kontraktorë, në mirëmbajtjen e aseteve dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Midis blloqeve të pallateve në këtë lagje, është bërë e mundur të sistemohet në një kohë të shkurtër kanali i ujërave të zeza.
Me një kosto tepër të ulët dhe me mbulim 100 % nga Agjensia e Shërbimeve, tashmë përgjigjja në kohë për shërbim ndaj nevojave imediate të qytetarëve, është bërë më e lehtë për autoritetin falë programit dhe konsultimit me publikun.
Pamjet e mëposhtme përcjellin punimet e zhvilluara për këtë bllok, ndërsa në ditët e ardhshme do të kemi mundësin e riparimeve dhe ndërhyrjeve për përfundimin e gjithë lagjes, për ti hapur rrugën të tjera punimeve në gjithë njësitë administrative.