1 – ORGANIZIMI ADMINISTRATIVO–TERRITORIAL, MISIONI DHE FUNKSIONET
1.1 – NDARJA ADMINISTRATIVO–TERRITORIALE
-Njësitë Administrative dhe nën-ndarjet e tyre.
1.2 – TË DREJTAT, PËRGJEGJËSITË DHE MISIONI
-Kliko këtu për të hapur dokumentin e plotë
1.3 – FUNKSIONET
-Funksionet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
-Funksionet në fushën e sherbimeve sociale.
-Funksionet në fushën e kulturës, sportit, dhe shërbimeve argetuese.
-Funksionet në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
-Funksionet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor.
-Funksionet në fushën e sigurisë publike.
-Funksionet dhe kompetenca të deleguara.
2 – ORGANI EKZEKUTIV, KRYETARI I BASHKISË
-Të dhënat për arsimin, kualifikimet, paga e kryetarit dhe deklarimi i pasurisë.
-Orari i Pritjes : E Hënë 11:00 – 14:00
-Adresa Postare : Gramos.Sako@tepelena.gov.al
-Vendimet, urdhëresat, dhe urdhërat me karakter normativ.
3 – ADMINISTRATA E BASHKISË
-Struktura Organizative dhe numri i punonjësve.
-Rregullorja e organizimit dhe funksionimit te administratës.
-Orari i punës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë : E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30 , E premte : 08:00 – 14:00
-Detyrat e administrates se njësive administrative.
-Organizimi dhe funksionimi i njesive ne varesi.
-Njoftimet mbi vende të lira pune dhe procedurat e rekrutimi.
-Adresa postare dhe elektronike e zyrave të Bashkisë : info@tepelena.gov.al
4 – MEKANIZMAT MONITORUES DHE TË KONTROLLIT
-Karta e auditimit të brendshëm.
-Kodi i etikës për audituesit e brendshëm.
-Plani strategjik dhe vjetor i njësive të auditimit të brendshëm.
-Raporti i auditimit të brendshëm të ushtruar në Bashki.
-Raporti përfundimtar i kontrollit të jashtëm (KLSH) të ushtruar në Bashki.
-Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të lëna në përfundim të procedurave të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
5 – KËRKESA, ANKESA, SINJALIZIME DHE VËREJTJE QË LIDHEN ME VEPRIMET OSE MOSVEPRIMET E ORGANEVE DHE ADMINISTRATËS
-Procedura për të bërë kërkesë, ankesë dhe sinjalizime organeve të Bashkisë.
Qytetarët, subjektet private, organizatat dhe grupet e interesit kanë të drejtë t’i drejtohen Bashkisë Tepelenë me kërkesa, ankesa dhe sinjalizime në lidhje me veprimtarinë e administratës së bashkisë, cilësinë e shërbimeve publike, investimet, problemet komunitare apo raste të dyshuara të shkeljeve ligjore.
MËNYRAT E PARAQITJES SË KËRKESËS OSE ANKESËS
Kërkesa, ankesa ose sinjalizimi mund të paraqitet:
Me shkrim pranë Zyrës së Protokollit të Bashkisë Tepelenë;
Me postë në adresën zyrtare të Bashkisë;
Nëpërmjet postës elektronike zyrtare të Bashkisë (info@tepelena.gov.al);
Gjatë takimeve me Kryetarin e Bashkisë, Administratorët e Njësive Administrative ose strukturat përgjegjëse të Bashkisë.
REGJISTRIMI I KËRKESËS
Çdo kërkesë, ankesë ose sinjalizim regjistrohet në protokollin e Bashkisë dhe pajiset me numër protokolli. Dokumenti i përcillet drejtorisë ose sektorit përgjegjës për shqyrtim dhe trajtim.
SHQYRTIMI DHE TRAJTIMI
Struktura përgjegjëse verifikon çështjen e ngritur, mbledh informacionin e nevojshëm dhe merr masat përkatëse për zgjidhjen e problemit. Në rast se çështja nuk është kompetencë e Bashkisë, kërkesa i përcillet institucionit kompetent dhe qytetari njoftohet për këtë veprim.
SINJALIZIMET PËR SHKELJE DHE KORRUPSION
Çdo person mund të sinjalizojë raste të dyshuara të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, konfliktit të interesit ose shkeljeve të tjera ligjore. Bashkia garanton trajtimin konfidencial të sinjalizimit dhe mbrojtjen e identitetit të sinjalizuesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
AFATET E PËRGJIGJES
Përgjigjja ndaj kërkesave dhe ankesave jepet brenda afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Kur kërkohet informacion publik, zbatohen afatet e parashikuara nga ligji nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
E DREJTA E ANKIMIT
Në rast se qytetari nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë, ai ka të drejtë të paraqesë ankim administrativ pranë autoriteteve kompetente ose të ndjekë rrugët ligjore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar.
-Njësia përgjegjëse që regjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimet.
-Adresa postare/ elektronike për depozitimin e kërkesave, ankesave, sinjalizimeve apo vërejtjeve : Hatixhe.Qendrai@tepelena.gov.al
-Afati dhe mënyra e kthimit të përgjigjeve në lidhje me kërkesat, ankesat apo vërjetjet.
AFATET E PËRGJIGJES
Për kërkesat për informacion publik: përgjigjja jepet brenda 10 ditëve pune, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Afati mund të zgjatet deri në 5 ditë pune shtesë në rastet kur kërkohet verifikim ose informacion i zgjeruar.
Për ankesa dhe kërkesa administrative: trajtimi kryhet brenda 30 ditëve kalendarike, sipas Kodit të Procedurave Administrative.
MËNYRAT E KTHIMIT TË PËRGJIGJES
Përgjigjja i komunikohet kërkuesit në njërën nga mënyrat:
Me shkresë zyrtare në adresën e deklaruar;
Nëpërmjet postës elektronike (e-mail);
Me dorëzim pranë zyrave të Bashkisë Tepelenë.
NË RAST TRAJTIMI TË ZGJERUAR
Nëse kërkesa kërkon verifikime shtesë ose koordinim ndërinstitucional, qytetari njoftohet paraprakisht për:
arsyen e zgjatjes së afatit;
kohën e pritshme të përfundimit të shqyrtimit.
E DREJTA E ANKIMIT
Në rast moskënaqësie me përgjigjen ose mungesë përgjigjeje brenda afatit ligjor, kërkuesi ka të drejtë të ndjekë procedurat e ankimit administrative sipas legjislacionit në fuqi.
6 – STATISTIKAT VENDORE
-Kalendari i Publikimit të statistikave vendore.
-Struktura përgjegjëse në Bashki për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore : Njësia e Performancës
