Turizmi në Tepelenë

Bashkia Tepelenë kufizohet në veri me bashkinë Memaliaj, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Gjirokastër dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Tepelenës. Në përbërje të kësaj bashkie ndodhen 4 njësi administrative: Tepelenë, Qendër Tepelenë, Lopës dhe Kurvelesh, ndërsa fshatrat në përbërje të tyre janë si në vijim: – Qendër Tepelenë: Dukaj, Salari, Turan, Mamaj, Veliqot, Bënçë, Dragot, Beçisht, Mezhgoran, Peshtan, Hormovë, Lekël, Kodër, Luzat – Lopës: Sinanaj, Matohasanaj, Dorëz, Dhëmblan, Lab Martalloz – Kurvelesh: Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin