ADRILINK: Fillon puna për projektin e parë digjital të turizmit në territorin e Tepelenës.

Pas një pune disa mujore, sëbashku me përfaqësues nga bizneset lokale si dhe autoritetet vendore, çelëm dje në Tepelenë projektin ADRILINK (Adriatic Landscape Interpretation network/Rrjeti interpretimit të peizazheve), projekt, i cili ti ofrojë mundësinë gjithë zonës, për të qën pjesë rrjetit të integruar digjital të promocionit, ku përfshihet rajoni Adriatiko-Jonian.Ky projekt financiohet nga BE, nëpërmjet Programit ADRION Interreg 2014-2020 me vlerë 2.4 milion euro, zgjat 30 muaj dhe do të krijojë mundësinë e zhvillimit të një platformë inovative, përmes së cilës synohet krijimi i turizmit gjithëvjetor. Ky është një mundësi e artë për Tepelenën, ku deri më tani përpjekjet për të ndërtuar një strategji zhvillimi për turizmin ka qënë në nivele tepër të ulta.

Më poshtë ju përcjellim, fjalën përshëndetëse të kreut të bashkisë, ndërsa në komunikimet tona në vazhdim, do tju bëjmë me dije hapat që do të ndiqen dhe përfitimet që do të sjellë ky projekt, që është vetëm hapi i parë i këtij rrugëtimi të ri, që sapo kemi filluar…

“Faleminderit që jeni sot prezent në këtë takim të rëndësishëm, i cili është i pari në llojin e tij, në Bashkinë e Tepelenës…Do kishte qënë shumë më mirë nëse do ishim sëbashku në një sallë më të madhe, por siç e dini pandemia e Covid-19, na detyron të jemi të kufizuar në numër me takimet publike.

E kemi nisur mbarë këtë punë, sa i përket zhvillimeve në Tepelenë me infrastrukturën, që besoj nuk është nevoja të ndalem, pasi ju të gjithë e njihni mirë qytetin, si e kemi gjetur dhe si po e ndryshojmë çdo ditë me investime në të gjitha drejtimet.

Tashmë jemi në momentin e duhur të fokusohemi në turizëm. Pikërisht ajo që kemi folur e premtuar edhe gjatë takimeve tona elektorale me palët e interesit.

Është hera e parë që Bashkia e Tepelenës bëhet pjesë partnere e një programi të financuar direkt nga fondet e Bashkimit Evropian. Kjo falë këmbënguljes së Zyrës së Integrimit, që kanë ndjekur nga fillimi këto politika që mundësojnë përthithjen e fondeve, për të mos ngelur vetëm tek fondet e qeverisë dhe të ardhuart nga taksat tona, por për të hapur një dritare të re, përmes së cilës do të mbulojmë një pjesë të aktiviteteve dhe projekteve në vazhdimësi, duke vijuar kështu me integrimin e pushtetit lokal drejtë BE-së, e cila mbetet një detyrë dhe sfidë e qeverisë shqiptare…

Ky projekt ka ngjithsej 11 partner nga e gjithë zona Adriatik dhe Jon, e udhëhequr nga Italia nëpërmjet Bashkisë së Jesi-t (ne rajonin e Markeve), për të vijuar më tej me partnërët nga Sllovenia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia si dhe Shqipëria. Vlera e projektit në total shkon 2.4 milion euro ku 5% të vlerës i zë Bashkia e Tepelenës.

ADRION (Zona Adriatike Joniane) është një zonë e njohur në fushën e turizmit, me sezon shumë intensiv gjatë verës, por me shumë pak intensitet në periudhat e tjera të vitit.

Projekti ADRILINK ka si objektiv kryesor të promovojë Turizmin e Peizazhit në rajonin e Adriatikut, nëpërmjet krijimit të një rrjeti qendrash, që do të interpretojnë peisazhet.
Këto qendra do të konsiderohen si pika kyçe dhe do të jenë të lidhura nëpërmjet platformave teknologjike, duke siguruar edhe menaxhimin e shërbimeve që i ofrohen turistëve.

Besojmë se e kemi potencialin gjithëvjetor, për ta bërë të mundur këtë lloj zhvillimi dhe gjithësecili prej nesh do të ketë hapësirën e mjaftushme, për të dhënë ide edhe për të nisur këtë rrugë të cilën synojmë të japim vërtëtë vlerë Tepelenës dhe për ta kthyer pse jo, në një destinacion turizmi sikurse e kemi thënë shpesh porta, “hyrëse e turizmit jugor”.

Me rrugët që do na cojnë në 4 anët në det deri fund të vitit 2021, shpresojmë që të realizojmë, një ëndërr që e kemi kërkuar të gjithë sëbashku! …” – tha kreu i Bashkisë z. Peci gjatë fjalës përshëndetëse me të ftuarit në këtë takim hapës për projektin.

Informacion mbi Projektin ADRILINK, nje program i financuar nga BE

ADRION (Zona Adriatike Joniane) Është një zonë që tashmë është e njohur në fushën e turizmit, me një sezon shumë intensive gjatë verës, por me shumë pak intensitet në periudhat e tjera të vitit. Megjithatë duhet thënë se potenciali për të pasur turizëm përgjatë gjithë vitit është shumë i madh dhe trashigimnia naturore, kulturore, monumentet historike, si dhe realitetet locale mund të luajnë një rol të madh.

Projekti ADRILINK, ka si objektiv kryesor të promovoje Turizmin e Peizazhit në rajonin e Adriatikut nëpërmjet krijimit të një rrjeti Qëndrash që do të interpretoje Peizazhet. Këto Qëndra do të konsiderohen si pika kyqe dhe do te jenë të lidhura nëpërmjet platformave teknologjike, duke siguruar edhe menaxhimin e shërbimeve që i ofrohen turistëve. Projekti jep metoda të reja për turizmin e qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit duke valorizuar peisazhet naturore dhe kulturore, si dhe forcimin e identitetit të Rajonit të Adriatikut, si një destinacion unik. Në këtë projekt janë përfshirë 11 partner, duke filuar nga Shqipëria, Italia, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Dita e Peizazhit (Landscape Day) është një aktivitet që bën edhe hapjen e projektit ADRILINK në Bashkinë Tepelenë. Ky aktivitet ka si qëllim jo vetëm me njohjen e projektit për të pranishmit, por gjithashtu është konceptuar si një bashkëbisedim me të pranishmit lidhur me potencialin e Bashkisë Tepelenë përsa i përket monumenteve të naturës, kulturës dhe trashëgimnisë historike. Në këtë aktivitet të ftuarit do të sjellin edhe ide të reja se si mund të ofrohen më shumë turistë vendas dhe të huaj në këto zona.

E DIELA E THOMAIT: MITROPOLIA E GJIROKASTRËS KREMTON MESHËN NË KISHËN E TEPELENËS

kisha 1Paraditen e sotme në kishën Ortodokse Autoqefale në Tepelenë, është mbajtur mesha përkujtimore e Shën Thomait.
Sipas biblës ai ishte një nga 12 nxënësit e Jezu Krishtit.
Në këtë kremte gjithashtu u mbajt dhe ceremonia e Kishës së Shën Mërisë për fshatin Peshtan, kishë e cila tashmë pas përfshirjes së në programin e 100 fshatrave nëpërmjet një komunikimi të bërë nga djali i atij fshati gazetari Mero Baze do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, me mbështetjen dhe bekimin e Mitropolisë.
Në këtë meshë të mbajtur nga Hirësia e tij Dhimitri Sinoiti, u krye Liturgjia Hyjnore dhe më pas nga kori i fëmijëve “Frymë Dashurie” u kënduan disa këngë sipas ritit përkujtimor të festës…

Me këtë rast urojmë gëzuar të gjithë ata që mbajnë këtë emër !
kisha 3

NJË TJETËR LAJM SURPRIZË PËR TEPELENËN, IPA MIRATON PROJEKTIN PËR SHTËPINË MUZE TË ALI PASHËS NË BEÇISHT

IMG_6221

Pas një pune të gjatë dhe konkurruese midis qarqeve në nivel vendor, për projektet stategjike IPA me bashkimin Europian më së fundmi qarku i Gjirokastrës ka arritur të bind me punën e saj operatorët, dhe të firmos marrëveshjen për zhvillimin e projektit të shtëpisë së Ali Pashë Tepelenës në vendlindjen e tij, Beçisht. Një projekt i cili zyrtarisht i hap rrugën investimeve dhe rritjes së prespektivës sa i përket turizmit në Tepelenë. Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e qarkut të Gjirokastrës të cilët patën në vëmëndjen e tyre figurën e Ali Pashës, për ta çuar edhe më tej progresin e madh investues që ka përfshirë Tepelenën në dy vitet e fundit. Gjithashtu paralelisht me këtë projekt pritet të zhvillohen në ditët në vijim implementimi i zyrës së informacionit turistik pranë bustit të pashait. Ky investim edhe pse në vlerë të vogël krahasuar me projektin e IPA-s ka një vlerë të madhe orientuese dhe promovuese si kurrë më parë për zonën tonë. Në ditët në vijim do keni mundësinë t’ju njohim me detaje më të hollësishme lidhur me këto projekte afatgjata dhe tejet të qëndrueshme, si mjaftë të rëndësishme në politikat dhe zhvillimet e strategjive për trashëgiminë, kulturën dhe turizmin.