TRANSPARENCA BUXHETORE/ Ekspozitë me të dhëna në shesh, pasqyrimi raportit vjetor 2018

Tepelene Annual Performance Report (1)

Ligji për të drejtën e informimit (119/2014), është tashmë një detyrim ligjor, komfort dhe i zbatueshëm për 61 bashki të vendit. Në zbatim të këtij detyrimi Bashkia e Tepelenës, ka miratuar nëpërmjet Koordinatorit të së Drejtës për Informim, “Programim e Transparencës”, ku përcaktohen qartësisht, dokumentet që duhen bërë publike pa kërkesë, si duhet të jenë ato, afatet kohore, ku mund të gjenden dhe detyrimet për gjithsecilën nga pikat e programit.

Në këtë kuadër, prej mëse 6 muaj Bashkia, nëpërmjet përfshirjes dhe asistencës së ofruar nga projekti “Bashki të Forta”, i shtrirë tashmë në rajonin jugor, ka bërë të mundur hartimim e një dokumenti, mbi raportet buxhetore të 2018. Në të shprehet në mënyrë analitike dhe grafike gjithë lëvizja monetare e të ardhurave, planeve dhe fakteve sipas parashikimeve dhe kryerja e shërbimeve administrative në këtë territor.

Kjo ekspozitë buxhetore, u zhvillua mbrëmjen e djeshme në sheshin e qytetit, ku përreth 3 orë qëndroj e hapur për të gjithë qytetarët.
Kjo ekspozitë synon të krijojë një koncept të ri mbi trasparencën e autoriteteve publike dhe qasjen që duhet të ketë ndaj qytetarëve.

Bashkia e Tepelenës ka punuar mjaft në këtë drejtim, ku dy vitet e fundit, ka realizuar në mënyrë të suksesshme nëpërmjet dëgjesave publike “Buxhetimin me Pjesëmarrje”, “Planin e Përgjithshëm Vendor” si dhe çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë këtu edhe propozime apo bashkëpunime të tjera, nga organizata të shoqërisë civile.